DURRËS, 26 korrik 2013 – Drejtimi joprofesional, punësimet partiake, përfshirja në fushatën zgjedhore të 23 qershorit e punonjësve ka bërë që ÇEZ Shpërndarja Durrës të ketë tregues të ulët, gjë që ka e detyruar të hyjë në aksione për prerjen e energjisë elektrike për borxhlinjtë. Kështu, më 26 korrik 2013 janë lënë pa energji elektrike 615 abonentë në qytetin e Durrësit. Kjo ka sjellë arkëtimin e 20 milion lekëve në qytetin bregdetar, konfirmoi ÇEZ-i. Drejtuesit kanë paralajmëruar se do të ketë gjoba edhe për abuzuesit me matësit dhe vjedhësit e energjisë. ÇEZ Shpërndarje do të vazhdojë ndërprerjet e energjisë për ata që nuk paguajnë faturat.
/th. m. Agjencia e lajmeve “Dyrrah”/





