Një ngjarje e rëndë është regjistruar mbrëmjen e sotme në zonën e Plazhit, në Durrës.
Nga shpërthimi i një bombule gazi në banesë janë lënduar një çift bashkëshortësh.
“Më datë 04.08.2021, në orën 20:40, në një banesë në lagjen nr.13, Durrës, ka shpërthyer një bombël gazi e për pasojë janë lënduar shtetasit I. K., 54 vjeç dhe E. K., 52 vjeçe, të cilët ndodhen në spital nën kujdesin e mjekëve”,- njofton policia.
Grupi hetimor ndodhet në vendngjarje dhe po punon për zbardhjen e rrethanave të ngjarjes.