DURRËS, 6 dhjetor 2013 – Më 5 dhjetor 2013, në mbrëmje u janë vënë hekurat dy personave të dehur, që ishin në timon. Drejtoria e policisë së shtetit e qarkut Durrës-Krujë njoftoi se më 5 dhjetor 2013, ora 23.30, u arrestua Besnik Xh., 32 vjeç, me banim në fshatin Shënvlash të komunës së Rrashbullit. Rreth orës 20.00, është kapur nga rrugorët në segmentin Durrës–Rrashbull, duke drejtuar një motoçikletë “Lifan”, i papajisur me dëshmi aftësie si dhe në gjendje të pirë. Gjithashtu, u arrestua Erlind S., 22 vjeç, me banim në Durrës. Rreth orës 21.30, në lagjen nr. 18, teksa po ngiste BMW-në me targa AA566CT, nuk ka ndaluar kur i është dhënë shenjë nga patrulla e policisë. Pas kapjes, doli se drejtonte veturën në kushtet kur kishte konsumuar alkool.

/agjencia e lajmeve “Dyrrah”/