Ishte zhdukur pa gjurmë prej 6 ditësh, por policia e Durrësit ka bërë të mundur gjetjen e një 17-vjeçareje.
Burime zyrtare bëjnë me dije se shtetasja me iniciale V.T. , banuese në Durrës, ishte larguar nga banesa më datë 08.04.2017.
E merakosur, mamaja e të miturës është paraqitur në ambientet e policisë në më datë 09.04.2017, ora 14:00 dhe ka bërë kallëzim për humbjen e së bijës.
Por, 17-vjeçarja gjatë deklarimit të dhënë para Oficerit të Policisë Gjyqësore ka pohuar se është larguar me dëshirë.
Materialet i kaluan Prokurorisë së Rrethit Gjyqësor Durrës për veprime të mëtejshme.





