17 shtator 2015 – Universiteti publik “Aleksandër Moisiu” Durrës (UAMD) synon të jetë nr. 1 në Shqipëri në studimet profesionale. Këtë e dëshmon financimi i konsiderueshëm nga të ardhurat e veta të një fondi limit prej 58 079 167 lekë (417 mijë euro).
UAMD-ja thotë se do të blihet një laborator për programin e teknologjisë së automobilave në Fakultetin e Studimeve Profesionale. Fituesi i tenderit, që do të bëhet më 23 shtator 2015, duhet të livrojë laboratorin brenda 60 ditëve pas nënshkrimit të kontratës
/portali DurresLajm/