– E reja / Kërkohen pedagogë vetëm me tituj shkencorë dhe kryesisht me diplomë nga institucionet publike
DURRËS, 11 gusht 2014 – Në prag të vitit të ri akademik, universiteti shtetëror
“Aleksandër Moisiu” Durrës, ka shpallur 7 konkurse për 42 vende të reja pune, nga të cilat 40 janë për mësimdhënie; ndërkohë bie në sy se ndryshe nga vitet e kaluara, kërkohet që konkurruesit të jenë më tituj dhe grada, botime shkencore dhe parapëlqehen vetëm ata që janë diplomuar në universitete shtetërore.
13 i do Fakulteti i Teknologjisë së Informacionit
Në Fakultetin e Teknologjisë së Informacionit hapen 13 vende, ku në departamentin e teknologjisë së informacionit janë 4 tilla (inxhinieri informatike, inxhinieri telekomunikacioni, inxhinieri elektronike, inxhinieri elektrike); në atë të shkencave kompjuterike 4 vende (shkenca kompjuterike, shkenca kompjuterike të aplikuara, informatikë, inxhinieri matematike dhe informatike); në departamentin e sistemeve të informacionit 5 vende (sisteme informacioni, sisteme informatike të avancuara, informatikë / informatikë e zbatuar, informatikë biznesi, informatikë ekonomike)
Afati i fundit i pritjes së aplikimeve 29 gusht 2014.
3 i do Fakulteti i Edukimit
në Fakultetin e Edukimit hapen 3 vende (2 departamenti i gjuhëve të huaja; 1 departamenti i pedagogjisë).
Afati i fundit i pritjes aplikimeve 29 gusht 2014.
7 i do Fakulteti i Shkencave Politike-Juridike
Në Fakultetin e Shkencave Politike-Juridike hapen 7 vende (5 departamenti i drejtësisë, 1 departamenti i administrimit publik, 1 departamenti i shkencave politike 1)
Afati i fundit i pritjes aplikimeve 29 gusht 2014.
Edhe 1 e do Juridiku
Në Fakultetin e Shkencave Politike-Juridike hapet edhe 1 vend i ri pune (sekretare mësimore).
Afati i fundit i pritjes së aplikimeve është deri n 22 gusht 2014.
1 e do administrata
Në administratë hapet 1 vend i ri pune (specialist në sektorin e marrëdhënieve me jashtë dhe komunikimin)
Afati i fundit i pritjes së aplikimeve 22 gusht 2014.
7 i do Fakulteti i Biznesit
Në Fakultetin e Biznesit hapen 7 vende (departamenti i financë-kontabilitet 1, departamenti i menaxhimit 2, departamenti i shkencave ekonomike 1, departamenti i turizmit 3).
Afati i fundit i pritjes së aplikimeve 29 gusht 2014.
10 i do Fakulteti i Studimeve Profesionale
Në Fakultetin e Studimeve Profesionale hapen 10 vende (departamenti i mjekësisë 8 vende: 2 mjekë stomatologë, 2 mjekë të përgjithshëm, 1 specialist biologji-biokimi, 2 infermieri, 1 fizioterapist; departamenti i mekanikës dhe transportit 2 vende: navigator ose inxhinier mekanik transporti i profilit detar.
Afati i fundit i pritjes së aplikimeve 29 gusht 2014.
/th. m. agjencia e lajmeve “Dyrrah”/





