Durrës, 1 qershor 2014 – Udhëtimi me traget nga Durrësi në Bari të Italisë apo anasjelltas është kthyer në tmerr për udhëtarët. Këtë fundjavë tragetet mbërritën me vonesë dhe pasagjerët janë të irritur jo vetëm për këtë shkak.

Rritja e çmimit të biletës, shërbimi që lë për të dëshiruar etj., janë disa nga problematikat që ngrenë udhëtarët sapo zbresin nga tragetet.

Duhej të kishin përfunduar udhëtimin e tyre dy orë më parë. Por tragetet kanë mbërritur me vonesë në Port. Kjo i ka lodhur udhëtarët e linjës Bari –Durrës, raporton Abc news. 

Por nuk mjafton vetëm ankthi i orëve me vonesë, por duhet të udhëtojnë mes kushteve të mjerueshme. Kompanitë garantojnë shërbim, por ato harrohen sapo bileta shitet. 

Tragetet nga Durrësi drejt porteve të Italisë dhe anasjelltas janë të vjetër dhe të amortizuar, thonë specialistët. Ndonëse të çertifikuar, ish-kapiteni i porteve të Durrësit, Osman Metalla, tregon për gjendjen e tyre. 

Por kjo nuk i pengon kompanitë të rrisin çmimin e biletës, sapo konstatojnë shtim fluksi. 

Zgjidhja e problematikave të paraqitura nga udhëtarët, për Metallën mbetet detyrë e autoriteteve shqiptare.

Kohët e fundit ka rënie të numrit të njerëzve që zgjedhin tragetet për të udhëtuar. Ndaj nuk është e largët dita, kur ata të braktisin tragetet e linjës Bari- Durrës, të cilët po konkurohen nga transporti me avion. 

/abc news/