Ndalimi në postbllokun e policisë i ka nxjerrë zbuluar.

Kështu u ka ndodhur dy drejtues mjetesh në Durrës, njëri prej të cilëve është arrestuar në flagrancë, ndërsa tjetri, meqë ende si ka mbushur 18 vjeç, po procedohet penalisht.

Të dy shoferët nuk ishin të pajisur me leje drejtimi.

Njoftimi i policisë:

Më datë 06.07.2018, u arrestua në flagrancë shtetasi F.Rr, 32 vjeç, banues në Fushë Prezë Tiranë, pasi u kap duke drejtuar pa leje drejtimi mjetin tip “Benz. Neni 291 i Kodit Penal. 

Më datë 06.07.2018, u referuan materialet në Prokurorinë pranë Gjykatës Shkallës së Parë Durrës, për shtetasin F.B, 17 vjeç, banues në Durrës, pasi u kap duke drejtuar pa leje drejtimi mjetin tip “Benz” Neni 291 i Kodit Penal.