DURRËS, 13 qershor 2014 – Universiteti publik “Aleksandër Moisiu” i Durrësit bëhet partner i universiteti publik turk të Hititit (Hitit Üniversitesi) në qytetin kryeqendër të provincës së Çorumit në Anadoll.
Sikurse njofton shtypi turk, Universiteti Hitit i Çorumit, i krijuar në vitin 2006, është pjesëmarrës aktiv i programit “Mevlana”, financuar nga Këshilli Turk i Arsimit të Lartë.
Hitit Üniversitesi synon të rrisë numrin e marrëveshjeve ndërkombëtare, gjë që u arrit me sukses me 6 protokollet e fundit të nënshkruara: në Shqipëri me universitetin “Aleksandër Moisiu” të Durrësit; në Irak me universitetin “Salahaddin”; në Kirgistan me “Mahmud Kaşgari Barskani East University”; në Somali me universitetin e Mogadishu-t; në Jordani me universiteti “Yarmouk” dhe në Jemen me universitetin e Shkencës dhe Teknologjisë.
/th. m. agjencia e lajmeve “Dyrrah”/





