Durrës, 15 janar 2014 – Në qytetin e Durrësit, dy fëmijë të mitur kanë kërkuar mbrojtje nga policia, pas dhunës së ushtruar nga babai i tyre. Dy vëllezërit e mitur, përkatësisht 17 dhe 13-vjeçar, banues në Durrës, pretendojnë se janë dhunuar fizikisht dhe psikologjikisht nga babai i tyre 45 vjeçar, me inicialet SH.H., për të cilin kanë bërë denoncim në polici. Pas këtij denoncimi dhe hetimeve paraprake, u lëshua Urdhëri i Mbrojtjes së Menjëhershëm për ta.