DURRËS, 19 shtator 2013 – Urra! Spitali rajonal i Durrësit më në fund bleu 2 000 ampula… paracetamol, kaq keq ishte katandisur ky institucion nga më të rëndësishmit në Shqipëri. Pacientë kanë shprehur pranë redaksisë së “Dyrrah”-ut shqetësimet e tyre për mungesë barnash, madje dhe nga ato elementare në spitalin rajonal të Durrësit. Por edhe mjekë, që duan të mos identifikohen, thonë se ka mungesë transparence apo interesim të pamjaftueshëm nga ana e administratës, pasi me pacientët janë ata që përballen. “Dyrrah”-u ka mësuar se më 6 shtator 2013 spitali rajonal i Durrësit ka nënshkruar kontratë me firmën Incomed shpk Tiranë për livrimin (dhe jo lëvrimin!) e tetë medikamenteve, me një fond nga ISKSH-ja prej 5 811 630 lekë. Pacientët dhe mjekët të këmbëngulin pranë magazinës së farmacisë së spitalit po iu tha se nuk ka të tilla medikamente, pasi firma furnizuese ka sjellë 1 500 flakona 1 gramshe cefepimë; 5 000 ampula 40mg/2ml drotaverinë; 300 copë insulinë neutrale 100Iu/ml- 3ml; 2 000 ampula 1gr/6.7ml paracetamol; 1 500 ampula 10mg-1ml phytomenadion; 9 500 flakonë 500 ml sodium chloride + potassium chloride + calcium chloride dihydrates + sodium laktate; 20 ampula 5 ml viper venom antiserum.
/th. m. agjencia e lajmeve “Dyrrah”/





