Policia ka arrestuar një 41-vjeçar në Krujë, pasi ka ushtruar dhunë ndaj bashkëshortes edhe pse ajo ishte e pajisur me urdhër mbrojtje.
“Specialistët për Hetimin e Krimit në Komisariatin e Policisë Krujë arrestuan në flagrancë shtetasin G. M., 41 vjeç, banues në fshatin Mazhë e Madhe, Krujë, pasi ka ushtruar dhunë fizike dhe psikologjike ndaj bashkëshortes së tij, e cila është e pajisur me urdhër mbrojtje.”, njofton policia.
Gjithashtu në pranga kanë përfunduar edhe shtetasi E. Z., 45-vjeç, banues në Durrës, pasi u kap nga shërbimet e Policisë, duke drejtuar automjetin, në gjendje të dehur.
Materialet i kaluan Prokurorisë, për veprime të mëtejshme.





