DURRES, 3 korrik 2013 – Përpjekja për të vaditur tokën me pompë elektrike uji, i ka kushtuar jetën një te riu nga Manza.

Luffi Kurti 32 vjeç, ka gjetur vdekjen një natë më parë pasi ka rënë në kontakt me rrymën elektrike gjatë kohës që po vadiste tokën me  pompë uji.

Në ndihmë të tij kanë shkuar familjarë, por pa mundur të bëjnë shumë për të, pasi 32-vjeçari kishte ndërruar jetë.

Në vendngjarje kanë mbërritur dhe shërbimet policore të cilët kanë pasi kanë kryer hetimet e para për zbardhjen e rrethanave të vdekjes së 32-vjeçarit,  ka rezultuar se kanë të bëjmë me një ngjarje aksidentale.

/e.a. Agjencia e lajmeve "Dyrrah"/