Vajza dhunon nënën e saj, lëshohet urdhër mbrojtjeje për gruan e dhunuar.

Ngjarja ka ndodhur në një familje në qytetin e Durrësit, e vajza që akuzohet se ka ushtruar dhuën fizike e psikologjike ndaj nënës është shtetasja S.Ll. 24 vjeçe.

Njoftimi i policisë:

Më datë 02.04.2017, u plotësua kërkesë-padia për lëshimin e urdhrit të mbrojtjes së menjëhershme, për shtetasen F.D., 69 vjeçe, banuese në Durrës, pasi dyshohet se vajza S.Ll, 24 vjeçe, banuese në Durrës, ka ushtruar dhunë fizike e psikologjike ndaj saj. Materialet i kaluan Gjykatës së Rrethit Gjyqësor Durrës. Ligji nr. 9669, datë 18.12.2006, “Për masa ndaj dhunës në marrëdhëniet familjare”.