Durrës, 23 maj 2014 – Një 23 vjeçare nga qyteti i Durrësit ka denoncuar në polici babanë e saj, për shkak se ai ushtronte në mënyrë të vazhdueshme dhunë mbi të.
E reja ka thënë para efektivëve të Durrësit se i ati, 50 vjeçari T.T. e dhunon fizikisht dhe psikologjikisht duke e kërcënuar me fjalët: “Do të vras, na turpërove”.
23 vjeçarja është në proces divorci nga bashkëshorti i saj dhe përveç porblemeve bashkëshortore, i duhet të përballet edhe me reagimin e ashpër të prindit të saj. 23 vjeçarja jeton e vetme në banesën që më parë ndante me bashkëshortin dhe nuk është kthyer në shtëpinë prindërore.
Pasi kanë marrë dëshmitë e palëve të përfshira në këto problematika familjare, efektivët e rendit kanë plotësuar Kërkesë-Padinë për Lëshimin e Urdhërit të Mbrojtjes së Menjëhershme për të renë nga Durrësi.
/agjencia e lajmeve “Dyrrah”/





