Kryetari i Bashkisë së Durrësit, Vangjush Dako ka kryer vizitë në kishën ortodokse në Durrës ku ka uruar besimtarët e krishterë me rastin e Krishtlindjeve.
Në këtë vizitë kryebashkiaku Dako shoqërohej edhe nga kryetari i Qarkut Alfred Mullaraj, prefekti Roland Nasto, deputeti Roland Xhelilaj si dhe personalitete të tjerë.
Pasi ka kryer vizitën e rastit kryebashkiaku i Durrësit ka dhënë urimin e tij për të gjithë besimtarët e krishterë si dhe të gjithë qytetarët e Durrësit dhe të të gjithë Shqipërisë:
"Në këtë ditë të shënuar dëshiroj ti shpreh të gjithë besimtarëve të krishterë por edhe të gjithë qytetarëve të Durrësit dhe të gjithë shqiptarëve, urimet më të ngrohta e të përzemërta në ditën e Krishtlindjeve: Gëzuar e për shumë vjet Krishtlindjet, i uroj të gjithëve shëndet, mbarësi, ditë të bardha e Krishtlindje të gëzuara. Uroj që në çdo shtëpi të Durrësit dhe të gjithë Shqipërisë të mbretërojë paqja e dashuria, lumturia e harmonia."
Po kështu, prefekti i qarkut Durrës ka uruar në këtë ditë të shenjtë të gjithë besimtarët, për më shumë harmoni dhe dashuri. Takimi kaloi në një atmoferë të ngrohtë dhe miqësore.





