Pjesëmarrja e qytetarëve durrsakë në zgjedhje ka qenë e ulët deri më tani. Shkak për këtë mund të jenë bërë temperaturat e larta dhe fakti se sot besimtarët myslimanë kanë qenë duke festuar drekën e Fiter Bajramit.

“DurrësLajm” raporton se deri më tani situata është normale dhe se nuk ka asnjë denoncim në polici.

Ankesa ka patur nga LSI-ja për cilësinë e ulët e bojës, makinat me xhama të errët që kanë qarkulluar në zonën e Shijakut dhe  mbajtjen e vulave, por procesi zgjedhor nuk është cënuar.

Kujtojmë se pas incidenteve që denoncoi LSI, në Durrës mbërriti edhe ambasadori amerikan Donald Lu. Mësohet se ai ka shkuar në qendrën e votimit tek shkolla “Naim frashëri”, por nuk ka dhënë asnjë deklaratë për mediat.

Durrsakët kanë treguar qytetari gjatë procesit zgjedhor dhe çdo gjë rrjedh qetësisht.

Sakaq plazhi  i Durrësit është i tejmbushur këtë të dielë dhe një pjesë e mirë e pushuesve kanë preferuar të marrin rreze dielli dhe të mos i drejtohen kutive të votimit.

Në një deklaratë për shtyp KQZ-ja bëri me dije se deri në orën 16.00, kutive të votimit në Durrës u janë 33.12% e qytetarëve.

Për shkak të vapës së madhe që pushtoi sot qytetin bregdetar, edhe komisionerët janë parë në kushte të vështira pune, siç duket edhe nga fotot e mëposhtme.

K.H.