Durrës, 27 qershor 2014 – Një person është gjetur i varur në një pemë ulliri në fshatin Gjurice në komunën Ishëm, Durrës.

Mësohet se viktima është Hekuran Molla rreth 35 vjeç, i cili është gjetur mbrëmjen e së enjtes nga persona të rastësishëm, të cilët kanë njoftuar menjëherë forcat e policisië.

Policia konfirmon se viktima është gjetur i vetëvarur në pemën e ullirit si pasojë e depresionit, ndërsa në trup i janë gjetur sendet personale dhe euro, pasi ishte kthyer dje nga Greqia.

Sipas hetimeve të para rezulton se 35 vjeçari është vetëvrarë. 

/agjencia e lajmeve “Dyrrah”/