Durrës, 9 maj 2014 – Një 50 vjeçar, banor i lagjes nr.4, në Durrës është gjetur i vetëvarur në banesën e tij.

Ngjarja është regjistruar rreth orës 17.30, të së enjtes. Kanë qenë familjarët e viktimës që kanë gjetur trupin dhe kanë njoftuar menjëherë policinë dhe urgjencën. Gjithsesi për 50 vjeçarin D. Kaçaça nuk mund të bëhej më asgjë, pasi ai kishte dhënë frymën e fundit kohë më parë.

Mësohet se 50 vjeçari ka shfrytëzuar momentin që ka qenë i vetëm në shtëpi për t’u vetëvarur. Familjarët e të ndjerit kanë deklaruar në polici, se i afërmi i tyre prej kohësh vuante nga depresioni, gjë që mund ta ketë shtyrë të ndërmarrë aktin ekstrem.

Vetëm dy ditë më parë, dy tentative vetëvrasjeje u regjistruan në qytetin e Durrësit. Dy femra të moshës 27 dhe 31 vjeçe, tentuan t’i jepnin fund jetës duke konsumuar sasi të konsiderueshme medikamentesh.

/agjencia e lajmeve “Dyrrah”/