Një vatër zjarri është regjistruar pak minuta më parë në lulishten e Muzeut të Dëshmorëve, në Durrës.

Në vendngjarje ka shkuar me urgjencë një mjet zjarrfikës, që ka bërë të mundur vënien nën kontroll dhe neutralizimin e flakëve.

Fatmirësisht nga zjarri është dëmtuar vetëm bimësi e ulët, ndërsa automjetet e parkuara aty pranë nuk janë rrezikuar nga zjarri.