2 gusht 2015 –  Edhe të dielën, më 2 gusht 2015, ka vazhduar në plazhin e Durrësit aksioni i Agjencisë Kombëtare të Bregdetit (AKB), policisë së shtetit dhe të tatimeve të Durrësit për t’u kthyer qytetarëve plazhet publike. Përfaqësuesit e shtetit kanë ndërhyrë për ndreqjen e situatës absurde, që edhe pse në dispozicion të qytetarëve janë vetëm 20 për qind e sipërfaqeve, subjekte private i zaptojnë në mënyrë të paligjshme.

/th. m. agjencia e lajmeve “Dyrrah”/