·        Ende asnjë informacion për fondet e projektit të restaurimit të monumenti të rëndësishëm

DURRËS, 21 korrik 2014 –  Drejtoria Rajonale e Kulturës Kombëtare [dikur quhej atelieja e monumenteve të kulturës] e Durrësit njofton se po vazhdon korrjen e barit në territorin ku shtrihet një nga monumentet më të rëndëishme të Shqipërisë, monument që ka tërhequr vëmendjen e qarqeve arkeologjike ndërkombëtare.

DRKK-ja e Durrësit thotë se e ka “në vëmendje të veçantë” bazilikën paleokristiane të Shën Mëhillit në Arapaj, “duke u kujdesur sistematikisht për mirëmbajtjen dhe pastrimin e tij”.

Ka 3 vjet që flitet për një projekt, “që do të realizojë restaurimin dhe bërjen e tij të vizitueshëm”, prandaj “aktualisht mozaiku është i mbuluar”.

Bazilika e Arapajt gjendet rreth gjashtë kilometra në lindje të Durrësit të sotëm dhe bën pjesë në kishat më të mëdha të krishtërimit të hershëm që janë zbuluar në Shqipëri, thonë bashkautorët e zbulimit të bazilikës, arkeologët dhe historianët e mirënjohur durrsakë dr. Hava Hidri dhe dr. Sali Hidri (në foto).

/th. m. agjencia e lajmeve “Dyrrah”/