Tiranë, 14 shtator 2014  – Ka ndërruar jetë sot në Spitalin e Traumës në kryeqytet, 18-vjeçari Briken Ibraj, i plagosur të premten e javës së kaluar në qytetin e Durrësit. 

18-vjeçari nuk mundi t’i rezistonte plagëve të marra më datë 5 shtator, kur u qëllua me armë nga një 17-vjeçar. Ngjarja u regjistrua pranë Unazës së Shkozetit dhe sipas policisë, dy të rinjtë ishin konfliktuar me njëri tjetrin edhe një vit më parë. 

Rreth 24 orë pas plagosjes së Ibrajt, autori i këtij krimi, 17 vjeçari Ervin Gunguri u prangos së bashku me 6 persona të tjerë.

Gunguri, megjithë moshën e re, ishte një emër i njohur për forcat e rendit.

Tashmë në vend të akuzës “Plagosje e rëndë”, Gunguri do të akuzohet për varsje, meqë adoleshenti i plagosur prej tij një javë më parë nuk mundi t’i mbijetonte plagëve të marra.

/agjencia e lajmeve “Dyrrah”/