Humb jetën një punëtor ndërtimi në Durrës, pas është rrëzuar nga kati i pestë i një ndërtese ku po punonte.
Burime nga policia bëjnë me dije se ngjarja është shënuar ditën e djeshme, në lagjen nr. 14/1, ku shtetasi M.M. 55 vjeç, po punonte në një objekt në ndërtim e sipër, e cila ishte banesë sociale.
Pas rrëzimit fatal, 55-vjeçari është dëguar në spitalin e Durrësit, ku dhe ka ndërruar jetë.
Ndërkohë, policia arrestoi drejtuesin teknik të ndërtesës, 56-vjeçarin nga Tirana, Maksut Toçilla. Ndaj tij rëndon akuza e “Shkeljes së rregullave të mbrojtjes në punë”.