Një aksident i rëndë duke punuar në pronën e tij i ka shkaktuar vdekjen një personi në Durrës.

Dje rreth orës 10:00, në fshatin Fllakë, shtetasi M. S., 54 vjeç, banues në Katund Sukth, në pronën e tij ka qenë duke prerë me motosharrë, kur aksidentalisht e ka zënë poshtë një plep.

Policia informon se për pasojë 54-vjeçari fatkeqësisht ka vdekur.

Ngjarja u vlerësua si aksidentale, ndërkohë që materialet procedurale u referuan në Prokurorinë e Rrethit Gjyqësor Durrës.