Një grua në Maminas, rrihet nga vëllai i të shoqit.
Gruaja me iniciale M.D., 40 vjeçe është paraqitur në polici ku ka denoncuar kunatin e saj S.D., 36 vjeç, se ka ushtruar dhunë fizike dhe psikologjike ndaj saj.
Sipas policisë, shkak për dhunën ishin bërë fjalët që i dyshuari kishte dëgjuar rreth kunatës, e cila jetonte në një shtëpi më vete dhe të shoqin e kishte emigrant, shkruan “Noa.al”.
Mësohet se para se ta godiste ai i kishte thënë, “Pse lejon të futet këdo në shtëpinë e vëllait tim”, duke shtuar se nuk do lejonte që të cenohej nderi i familjes. Por gruaja nuk ka duruar asgjë nga ato që i janë thënë dhe goditjet që ka pësuar, duke e denoncuar në polici. Për të u lëshua dhe urdhri i mbrojtjes së menjëhershme.





