Këto janë pamjet nga vendngjarja, ku u gjet e pajetë një shtetase ende e paidentifikuar nga policia e Durrësit.

Në pamjet filmike të operatorit Denis Simaku duken efektivët e policisë që kanë rrethuar vendngjarjen, ndërsa trupi i të resë ndodhet ende poshtë mbikalimit të Urës së Dajlanit.

Sipas policisë, ngjarja ka ndodhur rreth orës 10:35, në lagjen nr. 13 Durrës,

Në njoftimin për shtyp, policia thotë se “është gjetur pa shenja jete një shtetase endacake ende e paidentifikuar, rreth moshës 20-30 vjeçe.

Grupi hetimor ndodhet në vendngjarje dhe po punon për sqarimin e rrethanave të ngjarjes”.