Të gjithë qytetarët durrsakë që kanë kaluar paraditen e kësaj të shtune tek “Veliera” kanë konstatuar vendosjen e tabelave të sinjalistikës rrugore vertikale.
Pamjet filmike të marra nga operatori i DurrësLajm tregojnë punën në terren të punonjësve të drejtorisë së Rrugëve, në varësi të bashkisë, që po vendosnin tabelat sinjalistike në hyrje dhe dalje të nënkalimit, si dhe në fillim të aksit rrugor “Taulantia”.
Vendosja e kësaj sinjalistike bëhet rreth një vit e gjysëm pasi nënkalimi i ndërtuar është bërë funksional, ndërkohë që pjesa tjetër e mbetur e projektit “Veliera” mbetet peng i vendimit të Gjykatës Administrative të Apelit, në Tiranë.





