Disa banorë të habitur të një pallati të zonës së Plazhit në Durrës kanë konstatuar një problem që i ka lënë vërtet pa fjalë.

Njëri prej tyre ka publikuar foton e ashensorit të pallatit në portalin “Jeta osh qef”, ku dyshemeja ka një pamje skandaloze. Ajo është me urinë.

Sipas banorit, pallati i tij nuk është furnizuar me ujë dhe disa banorë të papërgjegjshëm kanë gjetur “zgjidhjen” duke urinuar në ashensor. Ai thotë që ishte e pamundur të lëvizje me ashensor, pasi vinte një erë shumë e rëndë.

Nuk di çfarë të them më, s’di se si do eci përpara ky vend. Të urinosh aty ku kalojnë të gjithë banorët…”, shprehet i shqetësuar ai.