DURRËS, 27 gusht 2013 – Ndërsa organet ligj-zbatuese të Durrësit kishin dy muaj që donin ta prangosnin për dajakun ndaj gruas, i shpalluri në kërkim u gjet në morgun e Tiranës, pasi i kishte dhënë fund jetës me helm. Është një rast tragjik që dëshmon për përmasat e frikshme që ka marrë dukuria e dhunës familjare, ku nuk kursehet bashkëshortja, prindërit, fëmijët, morat, vëllezërit e të mos flasim edhe për kushërinjtë. Sipas Drejtorisë së policisë së shtetit për qarkun e Durrësit, më 26 gusht 2013, rreth orës 14.00, në repartin toksikologjik të spitalit të Tiranës ka shkuar i helmuar (dyshohet vetëhelmim) dhe më pas ka gjetur vdekjen 33-vjeçari, E. B. nga Kashari i Tiranës. Uniformat blu shpjegojnë se i ndjeri ishte shpallur “ëanted”, dy muaj më parë, më 25 qershor 2013. Togat e zeza të qytetit bregdetar 19 qershor 2013 kishin vendosur në mungesë ndaj të ndjerit masën e sigurisë së arrestit në burg për veprën penale të dhunës në familje. Prokuroria e Durrësit ka argumentuar se më 24 maj 2013 E. T. ka dhunuar bashkëshorten. Ndoshta pendesa dhe mungesa e perspektivës i kanë errësuar gjykimin të ndjerit që gjeti një rrugë tragjike për shlyerjen e gabimit.
/th. m. agjencia e lajmeve “Dyrrah”/





