DURRËS, 25 nëntor 2014 –  Një tragjedi ka pllakosur familjen Filari në qytetin bregdetar, njofton drejtoria e policisë së shtetit e qarkut Durrës-Krujë.

Të hënën, më datë 24 nëntor 2014, rreth orës 8.00 para dite, ka shkuar i vetëhelmuar dhe ka gjetur vdekjen në spitalin rajonal Vangjel Filari, 80 vjeç, banues në lagjen nr. 15 Durrës, raporton oficeri i policisë gjyqësore Kastriot Karafili. Nga veprimet e para hetimore rezulton se i ndjeri i moshuar ka konsumuar fostoksinë, ku si pasojë ka gjetur vdekjen. Karafili thotë se materialet i kaluan prokurorisë së rrethit gjyqësor Durrës për veprën penale të shkaktimit të vetëvrasjes.

Ilustrimi: Vincent Van Gogh (1853-1890) “Plaku i hidhëruar (Në portën e përjetësisë)”, tablo në vaj, 1890

/th. m. agjencia e lajmeve “Dyrrah”/