·        Zyrës së Punës i mbetën në “dorë” edhe 12 milionë lekë, shifër që përfaqëson 32 për qind të krejt fondit të dhënë nga buxheti i shtetit

DURRËS, 29 korrik 2014 –  Zyra e Punës në Durrës nuk ka mundur harxhojë dot fondin për programet e nxitjes së punësimit, pasi një javë para mbylljes së aplikimeve nga bizneset, i kishin mbetur 12 milionë lekë nga 35 milionë lekë për Durrësin dhe për Krujën 10 milionë lekë, në total si qark janë miratuar 45 milionë lekë, shifër që përfaqëson 16, 6 për qind të fondit në shkallë vendi.

Pas përfundimit të të dy fazave të aplikimit për përfitimin fondit për programet e nxitjes së punësimit, kanë treguar interes vetëm 17 biznese.

Kështu, Zyrës së Punës në Durrës i mbetën në “dorë” edhe 12 milionë lekë, shifër që përfaqëson 32 për qind të krejt fondit të dhënë nga buxheti i shtetit.

Për drejtuesit e zyrës rajonale të punës në Durrës ky fakt mund të lidhet me informalitetin e bizneseve.

Qeveria ka zbatuar projektin e nxitjes së punësimit duke i mbështetur me fonde të gjitha ato biznese që kanë një numër të punësuarish me më shumë se 50 vetë.

/th. m. agjencia e lajmeve “Dyrrah”/