DURRËS, 3 shkurt 2015 – Drejtoria e policisë së shtetit e qarkut Durrës-Krujë njofton se të hënën më 2 shkurt 2015, në lagjen nr. 13 (Plazh), dyshohet se është vetëhelmuar me medikamente mjekësore në banesë 28-vjeçarja me iniciale G. T..
Blutë thonë se fatmirësisht e reja ka shpëtuar dhe ndodhet në spital jashtë rrezikut për jetën.
Po hetohet për motivet e këtij akti ekstrem.
/th. m. agjencia e lajmeve “Dyrrah”/





