DURRËS, 1 dhjetor 2014 – Drejtoria e policisë së shtetit për qarkun Durrës-Krujë njofton për një rast tragjik vetëvrasjeje në fillimjavë.
Në mesnatë, duke u gdhirë e hëna, 1 dhjetor 2014, ora 1.30, ka shkuar në urgjencën e spitalit rajonal të Durrësit, i vdekur, i shoqëruar nga familjarët e tij, Arben Mici, 45 vjeç, banues në Shijak. Sipas bluve, atyre iu deklarua se i ndjeri është hedhur nga kati i tretë i banesës së tij.
Në vendin e ngjarjes ka shkuar grupi hetimore për të kryer veprime.
/th. m. agjencia e lajmeve “Dyrrah”/





