Durrës, 10 prill 2014 – Një adoleshente 13 vjeçare, banore e lagjes nr.18 në Durrës, është vethelmuar duke konsumuar një sasi të madhe paracetamoli.

Burime policore bëjnë të ditur se si pasojë e konsumimit të sasisë së madhe të medikamentit, adoleshentja është ndjerë keq mesditën e së mërkurës dhe është shoqëruar me urgjencë në spital, ku fatmirësisht ndodhet jashtë rrezikut për jetën.

Ndërkohë po dje, një 29 vjeçar nga Durrësi, banor i lagjes nr.9 ka tentuar të vethelmohet me fostoksinë. Pasi i është dhënë ndihma e parë në spitalin e Durrësit ai është dërguar me urgjencë në Tiranë, për një mjekim më të specializuar. Burime spitalore bëjnë të ditur se 29 vjeçari është në gjendje të rëndë shëndetësore.

Sipas policisë së Durrësit, që nuk bën të ditur gjenealitetet e dy të vethelmuarve, mendohet se ata e kanë ndërmarrë këtë akt për motive të dobëta.

/agjencia e lajmeve “Dyrrah”/