Durrës, 6 maj 2014 – Një 45 vjeçare, banore e lagjes nr.3 në Durrës është hedhur nga kati i katërt i pallatit ku banonte, në tentativë për t’i dhënë fund jetës.
Mësohet se 45 vjeçarja me iniciale M.M. është hedhur nga ballkoni i shtëpisë së saj, pas një konflikti që ka pasur me bashkëshortin e saj. Ngjarja ka ndodhur rreth orës 10.30 të paradites së sotme, tek një nga pallatet shumëkatëshe, pas godinës së Tatim – Taksave.
Sipas policisë, gruaja ka konsumuar më parë një sasi të konsiderueshme detergjenti rrobash, e më pas në kushte depresive është hedhur.
Fatmirësisht gjatë rënies ajo është përplasur me një pemë, gjë që e ka neutralizuar disi përplasjen me tokën.
Aktualisht 45 vjeçarja M.M. ndodhet e shtruar në spitalin rajonal, nën kujdesin e mjekëve.
Policia po vijon hetimet për të zbardhur të gjithë dinamikën e ngjarjes.
/agjencia e lajmeve “Dyrrah”/





