Plot 10 milionë lekë të vjetër u vodhën nga kasaforta e një kompleksi turistik te Gjiri i Lalzit, ndërsa Policia e Durrësit ka zbardhur ngjarjen në kohë rekord duke arrestuar autorin si dhe duke gjetur e sekuestruar sasinë e parave.

Ngjarja ndodhi më datë 04.09.2017,  rreth orës 03:00, te Gjiri i Lalzit, në një kompleks turisitk ku autori ka vjedhur me thyerje në një kasafortë, një sasi prej 1.000.000 lekë të reja (prerje në lekë dhe euro), njofton policia.

Menjëherë janë kryer veprimet e para hetimore në drejtim të identifikimit dhe kapjen e autorit të dyshuar. Ai është shtetasi Denis Myrteza 23 vjeç, banues në Tiranë.

23-vjeçari është arrestuar mesnatën e datës 05.09.2017 si autor i dyshuar dhe gjatë kontrollit të ushtruar në banesën e tij në Tiranë, iu gjetën dhe sekuestruan në cilësinë e provës materiale sasi e vlerave monetare të vjedhura, 10 000 000 lekë.

Materialet i kaluan Prokurorisë së Rrethit Gjyqësor Durrës për veprime të mëtejshme për veprën penale “Vjedhja” parashikuar  në nenin 134  të Kodit Penal.