DURRËS, 20 tetor 2014 – Bëhet e ditur nga burime zyrtare të policisë së qarkut të Durrësit se të dielën, më 19 tetor 2014, rreth orës 7.50 të mëngjesit u konstatua se gjatë natës persona ende të paidentifikuar kanë vjedhur 49 shufra bakri, që shërbejnë si tokëzues të transformatorëve në nënstacionin elektrik të Rrashbullit.
Po punohet për identifikimin e kapjen e autorëve.
/th. m. agjencia e lajmeve “Dyrrah”/





