13 qershor 2015 – Katër hajdutë nga Durrësi që kanë vjedhur disa mallra me vlerë rreth 80 mijë euro, kanë rënë në prangat e policisë.

Specialistët për Krimet në  Komisariatin e Policisë Durrës, bënë të mundur ndalimin e këtyre shtetasve:

•Franesko Haxhi, 38 vjeç, banues në Durrës, në detyrë magazinier,

•Sokol Stafa, 25 vjeç, banues në Durrës, në detyrë shofer,

•Denis Llula, 24 vjeç, banues në Durrës, në detyrë magazinier,

•Haxhi Dibrani, 48 vjeç banues në Durrës, në detyrë menaxher.

Burime zyrtare të policisë së Durrësit, bëjnë me dije se 4 shtetasit e mësipërm, në vazhdimësi kanë vjedhur mallra të ndryshme në një biznes fason, rrobaqepësi, në Shkozet të Durrësit. Vlera e mallrave të vjedhura që ishin në pronësi të shtetases Xh. Ç., 48 vjeçe, banuese në Durrës, shkon rreth 80 000 €.

Materialet i kaluan Prokurorisë së Rrethit Gjyqësor Durrës për veprime të mëtejshme për veprën penale“Vjedhja në bashkëpunim”.

/S.L. agjencia e lajmeve “Dyrrah”/