DURRËS, 19 nëntor 2014 – Filloi epidemia e vjedhjes së makinave gjermane, teksa të martën, më 18 nëntor 2014, në qytetin e Durrësit u vodhën dy të tilla, madje njëra u gjet e djegur në Peqin.
Drejtoria policisë e qarkut Durrës-Krujë bën të ditur se, më 18 nëntor 2014, gjatë natës, në lagjen nr 13, është vjedhur Benz-i, i V. B.-së, nga fshati Jubë-Sukth. Makinën e kishte parkuar në sektorin Apolonia të Plazhit. E çuditshmja ishte se më pas Benz-i u gjet i braktisur dhe i djegur në Peqin. Po më 18 nëntor 2014 rreth, orës 18.00, Y. K.-ja, nga lagja nr. 4, ka bërë kallëzim se persona ende të paidentifikuar në lagjen nr. 4 Durrës, i kishin vjedhur një Benz 250, të cilin e kishte parkuar në rrugë.
/th. m. agjencia e lajmeve “Dyrrah”/





