DURRËS, 14 dhjetor 2014 –  Vazhdon rituali i vjedhjes së makinave gjermane, sidomos të brendit mitik “Benz”, ndërkohë pjesa e rrugës pranë Urës së Dajlanit bëhet sërish arenë aksidentesh.

Drejtoria e Përgjithshme e Policisë së Shtetit njofton se blutë e Durrësit po punojnë për identifikimin e autorëve të vjedhjes së dy “Benz”-ave natën e 12 dhjetorit 2014. Në lagjen nr. 11 të qytetit të Durrësit i kanë marrë makinën një femre, me inicialet A. B, 57 vjeç, kurse në fshatin Lalëz të komunës së Ishmit ia kanë vjedhur B. XH-së, 43 vjeç.

Po më 12 dhjetor 2014, ka filluar procedimi penal për A. H-në, 33 vjeç, banues në Durrës, pasi dyshohet se rreth orës 8.15, pranë Urës së Dajlanit, duke drejtuar një “Volkswagen”, ka aksidentuar gruan me inicialet SH. Z, 46 vjeçe, banuese në Durrës, e cila ndodhet në spital jashtë rrezikut për jetën.

/th. m. agjencia e lajmeve “Dyrrah”/