Dy të rinj, respektivisht 22 dhe 20 vjeç, janë ndaluar nga policia, pasi dyshohet se në mars të këtij viti kanë vjedhur në një lokal në Gjirin e Lalëzit një pajisje për pjekje mishi, ndërsa tek një objekt në pronësi të shtetasit A.L., 43 vjeç, kanë vjedhur pajisje peshkimi.

Burime policore bëjnë të ditur se të ndaluarit janë shtetasit A.Gj. dhe V.B., të dy banues në Durrës.

Dy të rinjtë akuzohen për vjedhje në bashkëpunim.

Ndërkohë, një 42-vjeçar ka kaluar për ndjekje penale, i akuzuar për vjedhjen e një dyqani në zonën e plazhit. Mësohet se shtetasi D.K. ka vjedhur në dyqanin e një 43-vjeçareje një sasi lekësh.

Po ndërsa këto dy raste vjedhje janë zbardhur nga policia, për dy vjedhje të tjera të regjistruara një ditë më parë po punohet për identifikimin dhe kapjen e autorëve.

Kështu, shtetasit E.T., 32 vjeç, banues në lagjen nr.13, i kanë vjedhur para shtëpisë automjetin tip Benz.

Ndërsa një 42-vjeçareje nga Tirana, i kanë vjedhur në një pikë karburanti në Goxhas celularin.