DURRËS, 15 prill 2014 – Drejtoria e policisë së shtetit për qarkun Durrës-Krujë njofton se më 14 prill 2014, komisariati i Durrësit kapi dhe në orën 19.30 ndaloi të kërkuarin Besnik Xh., 54 vjeç, nga Durrësi, të cilin gjykata më 7 qershor 2011 e ka dënuar me 6 muaj burgim, pasi në vitin 2010 dyshohet të ketë vjedhur disa lopë në Spitallë.
Prindër në gjendje të mirë ekonomike i japin të birit, me moshë vetëm 15 vjeç, K. Ç, dy telefona celularë të shtrenjtë, Samsung Galaxy e Nokia, që ia vodhën më 13 prill 2014, rreth orës 21.00, në lagjen nr. 11.
Më 14 prill 2014, ora 19.00, në lagjen Nr. 11 Durrës shtetasi A.Sh., 20 vjeç, nga Durrësi, ka bërë kallëzim mbi vjedhjen e motoçikletës Piaggio me targa DR443B.
Më 14 prill 2014, gjatë natës, në Fermë Sukth, në lokalin e B. J., 69 vjeç, u vodhën dera e jashtme dhe një e brendshme.
/agjencia e lajmeve “Dyrrah”/





