Një dyqan dhe një banesë janë vjedhur me thyerje në Durrës. Të dyja rastet janë regjistruar ditën e shtunë, dhe autorët janë ende të paidentifikuar.
Në dyqanin që ndodhet në lagjen 15, janë marrë disa paketa me cigare, ndërsa në banesën e marrë me qira nga një pushues nga Zvicra, janë marrë para dhe bizhuteri.
Njoftimi i policisë:
-Më datë 29.07.2017, ora 17:00, në lagjen nr. 13, Durrës, është vjedhur me thyerje banesa e marë me qira nga shtetasi F. E. 33 vjeç, banues në Zvicër, ku kanë marrë një sasi parash dhe bizhuteri. Punohet për identifikimin e kapjen e autorit. Neni 134 i Kodit Penal.
-Më datë 29.07.2017, gjatë natës në lagjen nr. 15, Durrës, është vjedhur me thyerje dyqani i shtetases Sh. S. 58 vjeç, ku kanë marrë disa paketa me cigare. Punohet për identifikimin e kapjen e autorit. Neni 134 i Kodit Penal.





