Durrës, 31 maj 2014 –  Tre automjete luksoze janë dëmtuar nga vjedhësit në garazhin e përbashkët të një pallati 12-katësh në lagjen nr. 6 të qytetit të Durrësit. Vjedhja është konstatuar rreth orës 06.00 të së premtes, kur njëri nga pronarët e mjeteve ka shkuar në garazh.

Automjetet që janë bërë pre e hajdutëve janë dy BMW X5 dhe një foristradë Volsvagen Tiguan.

Në automjetet foristrade BMW X5, në pronësi të shtetasve L.N., dhe L.P. janë vjedhur kasetofonët dhe dy pasqyrat. Ndërkohë në mjetin tip Volsvagen është thyer xhami i pasëm i mjetit. Grupi hetimor po punon për identifikimin e autorëve të kësaj vjedhjeje dhe prangosjen e tyre.

/agjencia e lajmeve “Dyrrah”/