Durrës, 29 prill 2014 – Kabineti i informatikës së shkollës 9-vjeçare “Zyber Sallaku”, në Manzë është grabitur gjatë natës. Vjedhja është konstatuar nga stafi pedagogjik vetëm në mëngjes.

Kur mësuesit janë paraqitur në punë kanë vënë re se hajdutët kishin thyer xhamin e kabinetit të informatikës dhe kishin marrë nga aty dy njësi qendrore të markës Acer dhe një monitor.

Policia, pasi ka kryer veprimet e para proceduriale po punon për të identifikuar dhe kapur autorët e kësaj vjedhjeje.

/agjencia e lajmeve “Dyrrah”/