DURRES, 02 prill 2013 – Vidhet kablli elektrik që furnizon  me energji shkollën e mesme “Leonik Tomeo”.

Informacioni konfirmohet nga drejtues të CEZ, të cilët kanë dërguar një grup pune për të zëvendësuar kabllin e vjedhur.

Mësohet se grabitja e kabllit elektrik ka ndodhur mbrëmjen e së hënës.

Si pasojë e vjedhjes së kabllit elektrik shkolla e mesme “Leonik Tomeo” ka vuajtur mungesën e energjisë elektrike gjatë ditës së sotme.

Grabitja e kabllit elektrik ka lënë pa energji elektrike banorët e L.16 të qytetit të Durrësit.  

Qytetarët kanë deklaruar sot, se për shkak të vjedhjes së kabllit të rrjetit elektrik u kane dalë jashtë funksionit të gjitha pajisjet elektro-shtëpiake.

Sipas tyre kjo situatë përsëritet vazhdimisht, pasi dhe herët e tjera ata kanë mbetur pa energji për shkak të grabitjes së kabllove të energjisë elektrike.

/e.a. Agjencia Lajmeve "Dyrrah"/