Një lokal në zonën e Plazhit në lagjen nr.13 në Durrës ka rënë pre e hajdutëve.
Lokali në pronësi të shtetasit A.O., vjeç 34, banues në Durrës, është vjedhur me thyerje nga persona ende të paidentifikuar.
Sipas informacioneve që përcjell policia, autorët kanë marrë një sasi lekësh, por pa e përcaktuar shifrën e saktë.
Ngjarja ka ndodhur gjatë natës më 11 nëntor, ndërkohë që ka nisur puna për identifikimin dhe kapjen e autorëve.





