Bie pre e hajdutëve zyra e drejtorit të Autoritetit Shtetëror të Sigurisë Detare të Portit të Durrësit.

Ngjarja ka ndodhur ditën e djeshme, në Portin Detar Durrës, ku persona ende të paidentifikuar janë futur nga dritarja në katin e dytë në zyrën e Hysni Aruçit, 57 vjeç, e cila sipas policisë, ka qenë e pasiguruar. Nga të dhënat policore, mësohet se hajdutët kanë arritur të marrin një laptop të markës Aceer dhe një USB.

Nuk dihet ende se cilët persona qëndrojnë pas kësaj ngjarjeje, ndërkohë që specialistët për Krimet po punojnë për identifikimin dhe kapjen e tyre.