Specialistët për Hetimin e Krimeve të Komisariatit të Policisë Krujë kapën dhe ndaluan shtetasin në kërkim E. L., 25 vjeç, banues në Derven, Krujë, pasi Kolegji Penal i Gjykatës së Lartë i ka caktuar masën e sigurisë “Arrest në burg”, për veprën penale “Kultivimi i bimëve narkotike”.
Specialistët për Hetimin e Krimeve të Stacionit të Policisë Manzë arrestuan në flagrancë shtetasin R. B., 30 vjeç, banues në Kullë, Durrës, pasi ka ushtruar dhunë fizike ndaj bashkëshortes së tij.
Materialet i kaluan Prokurorisë, për veprime të mëtejshme.





